Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka kërkuar largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nga skena politike në Kosovë.
I ftuar në emisionin Paradoks në Paparaci, me gazetarin Vehbi Kajtazi, deputeti Selmanaj është pyetur rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë.
Sipas Selmanajt, Albin Kurti e Vjosa Osmani duhet të largohen nga skena politike për të mirën e Kosovës.
Mes të tjerash Selmani edhe ka “thumbur” presidenten Vjosa Osmanin lidhur me talentin e saj në këndim.
Me ironi Selmanaj ka deklaruar se nuk do të këndonte asnjëherë në jetën e tij më me të. Krejt kjo sipas Selmanajt për shkak të këndimit jo të mire të presidentes.
“Nuk do të kisha kënduar asnjëherë më me të, sepse zërin e kishte të keq. Jo se unë e kam zërin shumë të mirë, mirëpo distononte shumë dhe më pengonte me përcjellë vijën melodike”, ka thënë Selmanaj.
I pyetur për zhvillimet e fundit në Kosovë, kur Vjosa Osmani ka mandat edhe për dy vite dhe zgjedhjet parlamentare do të mbahen në fillim të shkurtit të vitit të ardhshëm, Selmanaj ka kërkuar largimin e tyre nga skena politike.
Sipas Selmanajt, logjika e tyre është e dëmshme për Kosovën.
“Për të mirën e Kosovës do të ishte që Vjosa Osmani dhe Albin Kurti të largohen nga politika kosovare. Botëkuptimet dhe logjika e tyre e të bërit politikë është logjikë që bazohet në propagandë e mashtrime. Misioni sot në Kosovë është për të sakrifikuar për vendin. Kjo logjikë e tyre është e dëmshme për vendin.