Publikohet orari i ndeshjeve çerekfinale të Superkupës

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot orarin dhe renditjen e ndeshjeve të para, çerekfinale të turneut të Superkupës së Kosovës në basketboll për këtë vit. Superkupa e Kosovës qe disa vite organizohet si turne që paraprin fillimin e stinorit të ri të garave të Superligës, kësaj here 2024/25.

Aty marrin pjesë të gjitha skuadrat e Superligës, ndërsa sipas renditjes së stinorit të kaluar skuadrat luajnë me kundërshtarë në sistemin 1-8, 2-7, 3-6, 4-5. Në këtë mënyrë, janë përcaktuar edhe çiftet, sipas tabelës përfundimtare të stinorit të rregullt 2023/24.

Kështu, Trepça luan me ekipin e ri të ardhur në Superligë, Borën, Prishtina me Vëllaznimin, Peja me Prizrenin dhe Ylli me Bashkimin. Orari i ndeshjeve është i shënuar si mëposhtë.

E SHTUNË, 7 SHTATOR:

17:00 Trepça-Bora,
20:00 Prishtina-Vëllaznimi.

E DIEL, 8 SHTATOR:

17:00 Peja-Prizreni,
20:00 Ylli-Bashkimi.

Fituesit e përballjeve çerekfinale, takohen në gjysmëfinale të garës. Turneu organizohet në “Sezai Surroi” të Prizrenit, ndërsa ndeshjet luhen prej datës 7 deri më 11 shtator, kur edhe është paraparë të luhet finalja, ku njëra nga skuadrat do t’ia nis stinorit me trofe.