Kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka falënderuar Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e nxënësve në Luginë të Preahevës.

“Me fillimin e vitit të ri shkollor, falënderojmë Qeverinë e Republikës së Kosovës për mbështetjen e jashtëzakonshme ndaj nxënësve tanë në Luginën e Preshevës

Në mbledhjen e saj të fundit, Qeveria mori një vendim të madh për t’u siguruar tekstet mësimore falas për 3708 nxënës shqiptarë.

Kjo ndihmë financiare prej 240 mijë eurosh do të shtrihet tek 2220 nxënës në Preshevë, 1461 në Bujanoc dhe 27 në Medvegjë.

Kjo është një dorë e fortë për shumë familje që përballen me sfida ekonomike, duke siguruar që asnjë fëmijë të mos mbetet prapa

Ky akt është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë për të garantuar që fëmijët tanë të kenë mundësinë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare

Faleminderit Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë hap të madh drejt një të ardhme më të ndritur për shqiptarët e Luginës! “, ka shkruar Ardita Sinani. 

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT