Mirlind Daku, oferta të larta nga dy klube të njohura ruse

Mirlin Daku, edhe pse nuk ishte  grumbulluar te kombëtarja kuqezi për sfidat e muajit shtator (vuan dënimin nga EURO 2024), sërish është në qendër të vëmendjes në Rusi, ku kërkohet nga 2 skuadrat e mirënjohura ruse. E ardhmja e tij te Rubin Kazan është vënë në dyshim, posaqërisht pas interesimit nga skuadrat e Serie A dhe Bundesliga-s. Kaljari dhe Xhenoa e donin atë në Serie A, megjithatë tani në Itali është mbyllur afati kalimtar për transferimin e futbollistëve.

Ndërkohë klubet ruse gjithashtu e duan atë, Krasnodar dhe Spartak Moska janë të gatshme të ofrojnë 10 milionë euro për gjilanasin. Megjithatë interesim kanë shfaqur edhe klubet tjera të mëdha si Lokomotiva e Moskës, CSKA dhe Zenit St Petersburg. Mirëpo babai i Mirlindit, Fehmi Daku ka thënë për mediat ruse, se djali i tij nuk do të lëvizë nga Rubin Kazan.