Legjenda e Barcelonës dhe Spanjës, Xavi Hernandez, ka rezultuar pozitiv për koronavirus.

40-vjeçari, aktualisht trajner i skuadrës nga Katari, Al Sadd, tha se nuk ka asnjë simptomë, por që do të vet-izolohet derisa të shërohet

Al Sadd do të luajë të shtunën me Al Kho, ku edhe do të rikthehet futbolli në Katar pas 4 muajsh për shkak të COVID-19.

Sido që të jetë, Xavi s’do të jetë në këtë ndeshje, as në disa të tjera derisa do të shërohet nga koronavirusi.

“David Prats, trajneri i rezervave, do të marrë vendin tim. Pesë ditë më parë rezultova pozitiv pas testeve për COVID-19. Ndihem shumë mirë, por do të ndjekë protokollin dhe do të vet izolohem deri në rezultate tjera”, shkroi Xavi.

“Kur autoritet mjekësore të më lejojnë, do të kthehen në rutinën time ditore dhe të punoj më me shumë se më parë”.

“Shihemi së shpejti në fushë!”, ka shkruar ndër të tjera Xavi në Instagram. /Gazeta Express/

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT