Përdorimi i substancave narkotike në Kosovë është trend në rritje, thotë drejtori ekzekutiv i Qendrës për Këshillim të Varësisë “Labyrinth”, Safet Blakaj.

Shqetësuese, sipas tij, mbetet përdorimi i tyre edhe nga nxënësit, ku u bë thirrje që të ketë bashkëpunim më të madh ndërmjet prindërve, shkollave e institucioneve që të parandalohen raste të tilla.

Blakaj, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se është një rritje e lehtë e përdoruesve të drogave tek fëmijët nën moshën 18 vjeç dhe sipas tij, shkollat duhet të ndërmarrin masa parandaluese.

Sipas tij, elementi kryesor i shtimit të përdoruesve është qasja e lehtë në droga. Ai thotë se nxënësit nuk po furnizohen dhe nuk po i përdorin drogat brenda shkollës, por jashtë saj.

Në mesin e konsumuesve të drogës, Blakaj potencoi se janë edhe nëntëvjeçarët, kurse mosha më e rrezikuar është 15-17 vjeçare.

“Elementet kryesore të përdorimit të drogave është edhe qasje e lehtë e drogave, në shumë shtete është edhe më e lehtë por qasje e lehtë është elementi i fillimi të drogave. Me atë që dimë ne nuk është që ata në shkollë e përdorin ose që aty furnizohet ngjarjet ndodhin jashtë shkolle, kur një i ri bie në kontakt me një grup të ri që përdorin drogë dhe bëhet pjesë e tyre. Nuk është vetëm shkolla ajo që e nxit përdorimin e drogës por janë ambientet sociale jashtë shkollës. Ne kemi mosha të ndryshme që paraqiten, nuk dua të përmend ekstremet që janë nëntë vjeç e 11 vjeç… për neve nuk paraqesin shumë problem sepse ndodhin rrallë. Mosha më e rrezikuar është 15-16 dhe 17 vjet. Këta janë më së tepërti të rrezikuar për fillimin e përdorimit të drogës”, ka thënë ai.

Blakaj deklaroi se fillestarët e drogave konsumojnë llojit e drogës mariuhanë, po ashtu shtoi se 73 për qind të përdoruesve që kanë marrë tretman shëndetësor kanë filluar me mariuahanë.

“Pjesa më e madhe e tyre fillojnë me mariuhanë dhe më tutje me droga të tjera, kjo nuk do të thotë që mariuhuana e nxit përdorimin në droga të tjera. 73 për qind e krejt klientëve 2 mijë e 800 të regjistruar që kanë marrë tretman shëndetësore atëherë kanë filluar me mariuahanë. Mund të gjuhet si një faktorë që mund të nxisë përdorimin e drogës. Një hulumtim është ulët e nxënësve që kanë deklaruar që kanë përdorur njëherë në jetën e tyre drogë”, shtoi ai.

Më tej, Blakaj tregon se është shtuar numri i përdoruesve femra. Sipas tij, rreth 20 për qind femra janë konsumuese të lëndëve narkotike. Blakaj shprehet i shqetësuar me programet parandaluese të drogës në Kosovë, sepse sipas tij, vendi ynë është vonë me programe për parandalimin e drogave tek të rinjtë.

Drejtori i Shkollës Fillore “Emin Duraku” në kryeqytet, Visar Osmani, ka thënë se përdorimi i drogave është një problem në nivel kombëtar. Për këtë, ai tha se duhet të këtë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet.

Ai tha se për momentin janë mirë sa i përket kësaj çështje, pasi në shkollë ka kujdes të shtuar ndaj nxënësve dhe se nxënësit në ambientet shkollore janë nën mbikëqyrje gjatë tërë kohës.

“Me të thënë të drejtën ky si problem është problem mundemi me e quajt edhe në nivel vendi kombëtar. Mendoj se duhet të reagohet në nivel qendror jo lokal për goditjen e kësaj dukurie apo goditjen e këtyre grupeve që sillen përreth shkollave. Ne jemi mirë në këtë fazë sepse kujdesi është i shtuar, preventiva është marrë qysh herët me vendosjen e një kriteri që nxënësit nuk mund të dalin jashtë oborrit të shkollës përgjatë pushimit të gjatë dhe përgjatë procesit mësimor. Kujdestarët janë vigjilent, përcjellin fëmijët deri pas mësimit, deri në dalje, kujdesi dhe kontaktet me prind janë të vazhdueshme që rastet problematike menjëherë ka bashkëpunim prind, psikolog kujdestar, reagohet në çfarëdo lloj dyshimi, por unë nuk ndjehem i qetë dhe nuk ndjehem i motivuar kur ne jemi mirë por një shkollë e caktuar nuk qëndron mirë për sa i përket këtyre dukurive”.

“Ne mundohemi që në baza ditore që problemet nga jashtë të mos na vijnë brenda, apo problemet nga brenda mos t’i shpërfaqim jashtë. Jemi jashtëzakonisht aktiv me ekip të ndërmjetësimit, me psikologë dhe me të gjithë mësimdhënësit e shkollës me ligjërata, me tema që ju interesojnë të rinjve mbi pasojat që mund t’i ketë fëmijët nëse veç tenton të jetë konsumues apo të jetë i kyçur në këto procese, kemi angazhuar qindra tribuna, qindra ligjërata me aktorë dhe akterë të ndryshëm që i luftojnë këto dukuri. Adresa kryesore është zëri i prindërve, ata duhet të jenë më të kujdesshëm për fëmijët e tyre”, ka thënë ai.

Osmani ka thënë se në të kaluarën shkollat kanë qenë vatër e këtij problemi, por pas intervenimeve, tani situata është nën kontroll.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT