Nëntë minuta pasi akrepat e matjes së kohës e kishin kaluar dy orëshin e parë të datës 24 shtator 2023, dy kamionë shihen duke hyrë në fshatin Banjskë. Këto automjete ishin përdorur si barrikada nga grupi i serbëve, para fillimit të sulmit terrorist, njofton Klankosova.tv.

Kamionët që ishin të barrikaduar, lëvizin në drejtim të Banjskës

Pak minuta pas hyrjes së kamionëve dhe vendosjes së tyre si barrikadë tek ura në fshatin Banjskë, Policia e Kosovës pranon informatën se rruga është bllokuar me kamionë, dhe menjëherë niset me vetura e pastaj edhe me automjete të blinduara për në vendin e ngjarjes.

Automjeti i Policisë së Kosovës, 24.09.2023

Në një moment vërehet edhe sulmi ndaj automjetetit të blinduar të Policisë së Kosovës me armë të kalibrit të rëndë, potencohet në Aktakuzën e Prokurorisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Si funksionoi grupi terrorist i Milan Radoiçiqit, mëngjesin e 24 shtatorit 2023?

Në xhirimet e pajisjes elektronike, vërtetohet se grupi fillimisht para bllokimit të rrugës në vendin tek ura e fshatit Banjskë të Zveçanit, kanë monitoruar rrugën dhe automjeteve në dispozicion të cilët kanë vepruar, si më poshtë:

Automjeti Mercedes, ngjyrë e verdhë, ka monitoruar rrugën kryesore nga udhëkryqi i Zherovnicës deri tek rrethi i Fontanës në fshatin Banjskë, i cili më pas rreth orës 01:50 është ndaluar në pjesën e epërme të Manastirit (nga kjo veturë zbresin grupi i parë i personave të armatosur të cilët më pas shkojnë tek objekti i Bujtinës), pas disa minutave vetura largohet nga fshati Banjskë/Zveçan, ndërsa vetura Jeep Cherockee me ngjyrë të kaltërt, ka monitoruar rrugën nga pjesa e kufirit deri tek rrethi i Banjskës (kjo veturë për herë të parë vjen nga rruga që e kanë përdorur grupi i armatosur për hyrje në Kosovë).

Arritja e mercedesit në Banjksë, pak para orës 02:00

Në aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Kosovës përmendet se roli i të pandehurve me këto vetura ka qenë monitorimi i situatës deri në vendosjen e barrikadave (kamionëve në urën e fshatit Banjskë). Automjeti Mercedes vërehet se ka lëvizje të vazhdueshme, më datë 23.09.2023 nga ora 22:20, e deri në ora 01:36 të datës 24.09.2023, kur edhe vërehet largimi nga fshati Banjskë.

Duke analizuar pamjet e video incizimeve të lëvizjes së automjetit Mercedes, Prokuroria vlerëson se vërtetohet që ky automjet sjellë personat e armatosur dhe me uniforma të grupit, sipas pamjeve të kamerave të kafiterisë te “Fontana”, shihet duke u larguar nga fshati Banjskë, Zveçan, në ora 02:00 me datë 24.09.2023.

Serbët e uniformuar, 24.09.2024

Në bazë të regjistrimit në bazën e të dhënave dhe pamjeve të CCTV në pikë kalimin kufitar në Jarinje, shihet i pandehuri Nikola Iliq me veturë duke u larguar nga Republika e Kosovës, në drejtim Serbisë, në ora 17:32 me datën 25.09.2023.

Nikola Iliq në mercedesin e kapur nga inçizimet

Në bazë të verifikimeve dhe pamjeve të siguruara nga kamerat zyrtare të pikës kufitare në Jarinje, shihet i pandehuri Miljan Nedeljkovic me veturën Jeep Cherockee duke hyrë në Republikën e Kosovës nga Republika e Serbisë, në ora 18:22 me datë 23.09.2023. Ndërsa, me datë 24.09.2023 në ora 19:47, ka lëshuar Republikën e Kosovës përmes pikës kufitare në Jarinje duke kaluar në Serbi, me automjetin e tij.

Miljan Nedeljkovic

Në bazë të pamjeve të regjistruara nga kamerat e kafeterisë te “Fontana”, nga ora 02:39 me datë 24.09.2023 (që është edhe koha kur njësitë policore të Kosovës kanë raportuar për bllokimin e rrugës në urën e fshatit Banjskë), shihen lëvizje në këmbë të personave të armatosur rëndë dhe me uniforma ushtarake të kamufluara.

Po ashtu në bazë të pamjeve të video incizimeve nga e njëjta kamerë, në ora 03:31, me datë 24.09.2023, shihet që në fshatin Banjskë, Zveçan, arrijnë pjesa tjetër e grupit, që iu prinin dy automjete Mercedes, në pronësi të kreut të grupit Milan Radoiçiq

Më datë 24.09.2023, në ora 04:15:37, shumica e pjesëmarrësve të grupit të armatosur të cilët ndodhen në parkingun e Bujtinës fillojnë të largohen në drejtim të fshatit poshtë, përkatësisht në drejtim të pozicioneve të Policisë së Kosovës:

Grupi i serbëve të armatosur duke zbritur në drejtim të fshatit

Pas vetëm pak minutave, fillojnë breshëritë e plumbave të armëve por edhe raketahedhësve nga grupi i armatosur, në drejtim të Policisë së Kosovës, raporton Klankosova.tv.

Momenti i sulmit të terroristëve në drejtim të Policisë së Kosovës

Rrafallet e armëve, granatave e raketahedhësve, rezultuan me fatalitet për policin e Republikës së Kosovës, Afrim Bunjakun.

Automjeti i Policisë së Kosovës duke u goditur me armë nga terroristët serbë

Pavarësisht këtij momenti shumë të vështirë për organet e rendit, terroristët serbë shumë shpejt janë lokalizuar nga pajisjet elektronike (dronët zyrtarë të Policisë së Kosovës).

Rreth orës 06:00 të datës 24.09.2023, Policia ka vërejtur një prezencë të madhe të pjesëmarrësve, të cilët ishin të armatosur me armë të gjata, raketahedhës dhe me uniforma të kamufluara ushtarake në fshatin Banjskë të Komunës së Zveçanit. Po ashtu, vërehet edhe një numër i konsiderueshëm i automjeteve, në përdorim nga personat e armatosur, duke përfshirë edhe automjete të blinduara dhe të modeleve ushtarake. Sipas pamjeve të siguruara përmes dronëve të policisë, vërehen lëvizjet e grupit, pozicionimi i grupit, pozicionimi i automjeteve të përdorura nga grupi, armatimi të cilin e kishin vendosur, si dhe momenti i riorganizimit për arratisje nga vendi i ngjarjes, potencohet qartë në dosjen e Prokurorisë së Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

VËREJTJE:

Në pjesën e tretë të eksluzivitetit nga Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Kosovës, mund të lexoni se si rrodhi aksioni i organeve shtetërore të Kosovës, pasi lokalizuan vendndodhjen e grupit terrorist. Çfarë bënin terroristët para datës 24 shtator 2023, sa armatim kishte banda e Radoiçiqit, si përfundoi njëra prej ngjarjeve më të rrezikshme ndaj sigurisë në shtetin e Kosovës?

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT