Ballkani ka prezantuar fanellat e reja për sezonin 2024/25.
Kampioni në fuqi i Kosovës do të ketë fanellën e parë të portokall me ngjyra të bardha, e zeza do të jetë e dyta dhe e bardha e treta.
Nga ky edicion suharekasit do të vishen nga kompania ‘Errea’.
Njoftimi i plotë nga Ballkani:
Dizajn i ri, epokë e re, për suksese të reja
Tifozë të dashur, prezantojmë para jush fanellat e skuadrës për edicionin 2024/25.
Ashtu sikur kemi vepruar nga viti në vit, gjithmonë me elemente të reja por me objektivat e njëjta, vazhdojmë bashkë rrugëtimin drejt synimeve për sezonin e ri.
Na priftë e mbara.


