Policia e Kosovës ka arrestuar dje personin D.F. (40) nga Reqani i Suharekës, nën dyshimet se ka kryer së paku pesë vjedhje në shtëpitë e qytetarëve.

Në njoftim thuhet se policia ka kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy biçikleta, një motosharrë, një trotinet dhe 31 palë këpucë të ndryshme.

I dyshuari gjatë intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës ka pranuar disa nga vjedhjet e bëra, teksa me urdhër të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë.

Policia me këtë rast fton qytetarët dhe stacionet tjera të raportojnë gjërat e vjedhura nëse nuk i kanë raportuar apo të vijnë në stacion për të identifikuar pronën e tyre.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT