Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim publik 41-vjeçaren, Leonora Gashi.

Burimet e IndeksOnline brenda policisë kanë thënë se ajo po kërkohet për veprën penale shantazh.

“E dyshuara ka qenë në një lidhje ndërsa e njëjta e ka shantazhuar një burrë duke i kërkuar 50 mijë euro”, kanë thënë burimet e IndeksOnline.

Policia i bënë thirrje kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e kësaj të dyshuare, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportojë në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.

Fotografia e saj është publikuar nga Stacioni policor ‘Qendra’ në Prishtinë.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT