Nën organizimin e Refki Gallopenit dhe me kurator Skënder Boshtrakaj, ekspozita përfshin punimet e Pranvera dhe Gursel Sylejmanit, baba e bijë që përmes artit të tyre shprehin një histori të thellë trashëgimie dhe dashurie familjare.

Ekspozita do të hapet sot në orën 18:00, në Qendrën e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë hapet ekspozita “Gursel dhe Pranvera Sylejmani”.

Pranvera Sylejmani, e njohur për stilin e saj të veçantë, sjell një koleksion që përqendrohet në traditat shqiptare dhe përfaqëson figura të rëndësishme të kulturës dhe jetës shqiptare. Në krah të saj qëndron babai i saj, Gursel Sylejmani, dëshmor i kombit, i cili përmes punimeve të tij përçon emocione të thella.

Një pjesë e rëndësishme e ekspozitës është një letër prekëse që Gurseli i ri i ka dërguar të dashurës së tij nga burgu, një dokument që reflekton dashurinë, shpresën dhe qëndrueshmërinë e tij, si dhe dimensionet intelektuale e artistike të veprës së tij.

Ekspozita është pjesë e inaugurimit të Shtëpisë së Kulturës në Suharekë dhe sjell një përvojë unike që ndërthur artin, trashëgiminë dhe emocionet familjare, duke e shndërruar atë në një nga ngjarjet qendrore të Festarit 2024

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT