Përveç Superligës së Kosovës garë shumë interesante po zhvillohet edhe në Bon Voyage Superligë U21.
Pas pesë ndeshjeve të para, Ballkani është lider me 15 pikë ku ka marrë pesë fitore dhe Drita ndodhet në pozitën e dytë me dy pikë më pak.
Të enjten me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Livoq, Drita U21 pret Ballkanin U21.
Do të jetë një ndeshje që vlen për vendin e parë në tabelë me dy skuadrat që po zhvillojnë një kampionat të jashtëzakonshëm.
Çiftet tjera të javës së 6 janë: Prishtina – Dukagjini, Ferizaj – Llapi, Suhareka – Feronikeli ’74 dhe Malisheva – Gjilani. /Gazeta Olle/