Skuadra e Suharekës, e cila këtë vit debutoi në Superligën e Kosovës, ka pasur një fillim të shkëlqyer, duke u renditur pranë skuadrave kryesuese në tabelë.
Forma e mirë e ekipit ka treguar se ata janë të gatshëm për të garuar në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta OLLE.
Nga ana tjetër, Feronikeli po kalon një nga periudhat më të vështira në historinë e klubit.
Pas pesë ndeshjeve të luajtura, skuadra nga Drenasi ka regjistruar pesë humbje dhe ka pësuar edhe shkarkimin e trajnerit, duke bërë që gjithçka të shkojë në drejtim të gabuar.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Feronikeli do të shkojë në këtë përballje pa motivim.
Skuadra kërkon të rikthehet dhe të dalë nga kriza aktuale, duke luftuar për pikët që i nevojiten për të përmirësuar situatën.