Shkruan: Dr.sc.Astrit SAHITAJ;
THERANDA NË RRUGËN NAISSUS-LISUS


Theranda është njëri nga stacionet që u ka sjell kokëçarje të mëdha historianëve për çështjen e përcaktimit të hapësirës së shtrirjes. Rreth kësaj çështjeje ka mendime të ndryshme, që janë dhënë nga arkeologë e gjuhëtarë të shquar. Po përkundër këtij mundi të madh edhe sot e kësaj dite kjo çështje mbetet problem për t’u zgjidhur. Përcaktimi i vendit se ku ishte ngulitur ky stacion është paksa i ndërlikuar për faktin se studiuesit akoma nuk janë përcaktuar definitivisht për arterien rugore Lissus – Naisus.

Ca nga studiuesit mendojnë se traseja Lis- sus- Naissus do ketë qenë “Nashec- Piranë- Rahovec- Carallugë. Ca të tjerë si rrugë të mundshme duhet kërkuar andej kah Dula. Për të qenë përcaktim i saktë duhet të dëshmohet me mbetje arkeologjike që do të dëshmonin për vend ekzistimin e tij. Ka mendime se traseja Lissus Naissus mund të ketë kaluar nëpër “magjistralen Kosovë – Shkodër. Kjo, si edhe të tëra rrugët e mëvonshme, ishte e detyruar të përdorë lugun Dule”, 13 Kjo grykë nga krahu i majtë dhe i djathtë rre- thohet nga malet e veshura, por bukur të thepisura. Pra për të shkuar nga Dula në Rrafshin e Kosovës patjetër duhet të shkohet grykës së Cera- levës.

Po të kihet parasysh distanca e shënuar në Tabula Peuntingeriana, Therandën nga Gabuleo e ndajnë XXX milje romake, përafërsisht 45 kilometra; ndërsa nga Viciano (Lipjani) XXV milje romake, përafër- sisht 38 kilometra. Kështu kjo largësi përafron mundësinë e përcaktimit të Therandës se ajo duhet kërkuar diku nëpër regjionin e Suharekës së sotme. Këtë mendim e ndan edhe E. Çernishkovi¹4. Ai vë në dukje se kjo, për të identifikuar se në ç’vend ka qenë i vendosur ky qytet, varet vetëm nëse dëshmohet me anën e mbetjeve arkeologjike të këtij qyteti, të cilat mund të hasen në të ardhshmen. Po ashtu ai mendon se vendba- nimet Nashec, Piranë e Tërnje tregojnë drejtimin e mëtejshëm të kësaj rruge.

Tomascheku mendon për një drejtim tjetër rrugor të asaj kohe. Ai mendon se ajo rrugë ka shkuar në drejtimin e rrugës bashkëkohore, “Rahovec- Prishtinë. Kështu sipas tij Therandën duhet kërkuar në rrethinën e fshatit Carallugë (e Malishevës)”15. Për të ardhur deri këtu aí ndjek trasenë rrugore nga Gabuleo – Dobrugj – Lumi Mirushë – Lubizhdë
zhdë. Po këto janë vetëm hipoteza.
Prapëseprapë është më i logjikshëm supozimi se nga Theranda rruga ka vijuar nëpër grykën e Caralevës, sepse kjo grykë kalohet me më pak vështirësi. Përpjetat nuk jandavese thikta sa të mos kalohen.

Nga Theranda shkohet për në Viciano – (mendohet të jetë afër Lipjanit të sotëm).

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT