Ministri Kuçi bashkë me kryeministrin Hoti vizituan dy kompani eksportuese

Ministri Ekonomis dhe Mjedisit z.Blerim Kuçi ka vizituar dy kompani të mëdha eksportuese.

Njëren në Ferizaj “Eurometal” dhe tjetra në Drenas “Feronikeli”

Ky është postimi i plotë i ministrit Kuçi

“Në krah të sektorit privat në kohë pandemie

Bashkë me kryeministrin Hoti sot ishim në vizitë tek dy kompani të mëdha eksportuese. Në Ferizaj te “Eurometal” dhe në Drenas te “Ferronikeli”.

Ju treguam për Pako e Rimëkëmbjes Ekonomike, e cila po punohet nga Qeveria që bizneset të ruajnë kapacitetet e prodhimit dhe numrin e punëtorëve.

Nga biznesmenët Njazi Musliu dhe Saimir Mane u informuam për gjendjen e kompanive, duke pranuar edhe kërkesat e tyre për ndihma dhe lehtësime.

Ne do të punojmë që të zvogëlojmë edhe më tej efektin e pandemisë tek bizneset, edhe pse fatkeqësisht ato janë prekur jo pak.”