Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arrestuar tre persona për shkak të veprës penale “shpëlarje të parasë”, dhe vepra tjera penale. Në kuadër të këtij aksioni janë sekuestruar dëshmi relevante, ndërsa janë lëshuar edhe urdhëra ndalues për banesa e lokale.

Aksioni është zhvilluar në pesë lokacione të ndryshme, katër lokacione në rajonin e Prishtinës dhe një në rajonin e Gjilanit.

Të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprat penale në periudhën kohore 2020/2024.

“Gjatë bastisjes janë sekuestruar dëshmitë si në vijim: Tre foldera/dosje me dokumentacion të ndryshëm si kontrata, autorizime, certifikata të pronave të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Një revole e tipit VIZOR 50 cal 7.65, një karikator me 7 fishek, dy karikator të zbrazur të armës AK-47, 58 Cop municione të kalibrave të ndryshëm, 09/copë municione 12/A të armës së gjuetisë.  

Një veturë BMW ngjyrë e zezë me targa vendore, viti prodhimit 2022, pronë e të dyshuarit (V.C.). Një veturë Volkswagen-VW Tiguan ngjyrë zezë me targa vendore, viti i prodhimit 2017 pronë e të dyshuarit (V.C.). Një telefon HUAWEI. Tre telefonë IPHONE. Një laptop. Me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale është lëshuar urdhër ndalues i përkohshëm për: 39 – Banesa të ndryshme, shprehur në (m2) 3,929.52 m2, 30 – garazhe, dy lokale afariste, 17- parcela tokësore të lokalizuar në lokacione të ndryshme të shprehura në (m2) 29,903.00m2, janë bllokuar 5 – xhirollogari të personave të dyshuar ku janë ngrire 179,560.25 €”, thuhet në njoftimin e PSRK-së.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT