Sot, Asambleja Komunale në Suharekë ka miratuar projekt-buxhetin për vitin 2025. Ky projekt-buxhet përfshin disa projekte të rëndësishme që do të kontribuojnë në zhvillimin dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve në komunën tonë. Disa nga projektet e përfshira janë:

Ndërtimi i pullazit në stadiumin e qytetit në Suharekë .

Ndertimi i Kullës së dëshmorve në Budakovë .

Ndertimi i Kullës së dëshmorve në Doberdelan .

Ndërtimi i memorialit te “Gurra e Kadisë” në Budakovë .

Ndërtimi dhe rikonstruimi i memorialeve në Leshan dhe Suharekë .

Ndërtimi i mini fushës së futbollit me barë sinetik në Mushtisht .

Ndërtimi i zonave infrastrukturore  SMART në hapsirat ku kalojn këmbësorët-zebrat në pjesët e qytetit në Komunen e Suharekes .

Nërtimi i impiantit për ujra të zeza në Dubravë 

Nërtimi i impiantit për ujra të zeza në Sllapuzhanë .

Ndertimi i rrugëve lokale”Mehmet Lumi”-degëzim,”Martiret e Sukave”-degëzim, “Uniteti” ,Selim Ali Baku”,”Alush Rexhepi”-degëzim,”Shkodra”,”Ramadan Suka”-vazhdim,”Shtabi Ushtarak”-degëzim,”Valbona”-vazhdim “Kadri Qollaku”-degëzim dhe “Trimat”-degëzim  në Bllacë .

Ndërtimi i rrugëve lokale “Furra e UÇK-së”,”Ali Buqa”e”Sherif Buqa”në Budakovë .

Ndërtimi i rrugëve lokale “Zylfije Sopa” dhe “Qamil Kadolli” në Bukosh.

Ndërtimi i rrugëve lokale”Rahim Salihu”,”Jemin Jashari”,”e Safet Kica”-degëzim në Grejkoc .

Ndërtimi i rrugëve lokale “Bashkim Kabashi”Ismet Kodra”-degëzim dhe “Dituria” në Leshan .

Ndërtimi i rrugëve lokale “Ushtari I UÇK-ës “-Aneks,”Qamil Mushtishti”,-aneks”,”Bafti Shala”- 2 anekse “Isak Shala” dhe “Rugova”-aneks në Mushtisht .

Ndërtimi i rrugëve lokale”Ilir Konushevci-segment djathtas,”Ahmet Sefa”,Emona “, “Muhamet Krasniqi” “Jashar Shasivar Bytyqi”në Peqan .

Instalimi dhe sanimi i ndriqimeve publike në Samadraxhë,Studenqan,Reshtan,Semetisht,Mushtisht,Budakovë, Reqan  dhe qytet.

Ndërtimi dhe rikonstruimi i kanalizimeve në Neprebisht,Grejkoc,Bllacë,Mushtisht dhe  Komunë” Suharekë .

Regullimi dhe rikonsturimi i lumit “Toplluha” në Suharekë .

Ndertimi dhe rikonstruimi i rrugeve lokale “Milit Kryeziu”, “Xhavit Bajraktari”,Adem Kuqi”,”Zekë Bajraktari,”Luigj Nikolla”-segment dhe “Aleksander Moisiu” në Suharekë .

Ndersa tabelen e plote me Investimet Kapitale te parapare ne kete projekt buxhet mund ta shikoni ne linkun me poshte:


Projekt-buxheti u votua me 16 vota pro, 14 kundër dhe një abstenim. Partitë opozitare, LDK dhe VV, votuan kundër këtij projekt-buxheti, duke shprehur shqetësimet e tyre për disa nga prioritetet dhe alokimet e fondeve të propozuara.

Pavarësisht kundërshtimeve, miratimi i këtij buxheti tregon një mbështetje të konsiderueshme për iniciativat e reja që synojnë të përmirësojnë cilësinë e jetës për qytetarët e Suharekës. Ky buxhet pritet të sjellë ndryshime pozitive dhe të përmbushë nevojat banorëve.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT