Sot në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, do të zhvillohet një përballje historike ndërmjet dy nga skuadrat më të forta të këtij sezoni në Albi Mall Superligën e Kosovës, Llapi dhe Suhareka.

Kjo është hera e parë që Suhareka udhëton për të luajtur kundër Llapit në Podujevë, një ndeshje që pritet me shumë interes dhe tension, pasi të dyja ekipet kanë ambicie të qarta për titullin kampion, shkruan Gazeta OLLE.

Kryetrajnerët Tahir Batatina dhe Shpëtim Duro do të takohen për herë të parë në këtë duel mes dy klubesh që kanë treguar një formë të shkëlqyer këtë sezon.

Të dyja skuadrat janë të etura për të marrë tri pikët, duke e bërë këtë ndeshje një nga më të priturat në javën e 7-të të kampionatit./GazetaOlle.com

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT