Pas plot 1978 ditësh, Shpëtim Duro dhe Tahir Batatina do të takohen sërish në një përballje mes tyre, këtë herë në Albi Mall Superligën e Kosovës.
Suhareka e Duros do të udhëtojë për të luajtur kundër Llapit të Batatinës në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, në një ndeshje që pritet të jetë shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat që synojnë titullin kampion këtë sezon.
Për herë të fundit trajnerët u takuan në ndeshjen Llapi 1-0 Drita, në një fitore të llapjanëve me golin e Festim Alidemës në minutën e 75-të.
Tashmë janë rrethana komplet ndryshe, me Duron i cili e ka nisur për mrekulli karrierën te Suhareka për dallim me Dritën ku e filloi më keq.