Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.

Pas takimit, Kurti ka bërë të ditur përmes platformës X se bisedimet u përqendruan në forcimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ekonomike mes Kosovës dhe Greqisë, të cilat kanë shënuar përmirësim të ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

“Përmirësimi i marrëdhënieve është intensifikuar sidomos pas liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës në janar të këtij viti”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu, të dy liderët diskutuan mbi zhvillimet rajonale dhe rëndësinë e integrimit evropian dhe euro-atlantik të vendeve të rajonit.

Gjatë ditës Kurti është takuar edhe me shefin e diplomacisë së Luksemburgut dhe princin e Kuvajtit.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT