Braktisja e fëmijëve është shndërruar në një fenomen mjaft shqetësues në vendin tonë. Ka jo pak raste kur prindërit i keqtrajtojnë ata, i braktisin përgjithmonë apo edhe i lënë pa përkujdesje. Një rast i tillë është denoncuar së fundmi nga një burrë në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Këtë herë, burri kërkoi ndihmë duke e raportuar ish bashkëshorten e tij në Polici, e cila i ka nën përkujdesje fëmijët e tyre.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se viktima e ka lajmëruar Policinë të enjten vonë se ish gruaja e tij ka dalë jashtë shtetit dhe dy nga tre fëmijët e tyre i ka lënë në Kosovë.

Sinjali merr vesh se bazuar në deklaratën e tij, ai nuk ka qenë në dijeni pasi e dyshuara nuk e ka njoftuar, por vetëm është larguar – duke e lënë edhe djalin e tyre të moshës 4-vjeçare te një familjare.

Kjo situatë e ka alarmuar babain, i cili vendosi që ta denoncojë atë që ka ndodhur.

Si rezultat, pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të iniciohet rasti për veprën penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës” dhe veprimet e tjera të ndërmerren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarës.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT