Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për një arritje të rëndësishme për komunitetin bujqësor të Suharekës.

Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me organizatën Islamic Relief Kosova nga Kanadaja, e cila do të sjellë përfitime të mëdha për fermerët lokalë.

Sipas marrëveshjes, fermerët e Suharekës do të përfitojnë 296,956.52 euro në formë të mekanizmave modernë bujqësorë. Këto përfshijnë tetë lloje të pajisjeve të avancuara, si: Freza 1.6m, Freza 1.8m, Motokultivator Frez me kos 4.4, Labina 7.5 Kw me frez, Motokultivator, Mbjellëse Misri 4 rende, Mbjellëse Gruri 16 rende, dhe Automizer për vreshta.

Kryetari Muharremaj ka falënderuar donatorin për bashkëpunimin dhe përkrahjen, duke theksuar rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin e sektorit bujqësor në komunë. “Urime fermerëve,” ka shkruar ai, duke shprehur entuziazmin për përfitimet që do të sjellë ky projekt për komunitetin.

Ky bashkëpunim është një hap i madh përpara për bujqësinë në Suharekë, duke ofruar mjete moderne që do të ndihmojnë fermerët të rrisin produktivitetin dhe cilësinë e prodhimeve të tyre.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT