Dy deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje pritet të largohen nga partia

Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica, nesër pritet të ndajnë rrugët me këtë parti. Ata do të zyrtarizojnë koalicionin me dy parti të tjera në një konferencë për media të thirrur nga deputeti Rrahmani.

Në njoftimin për media thuhet: “Kemi kënaqësinë që në emër të deputetit Eman Rrahmani të ju ftojmë në konferencë për media. Të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë edhe përfaqësuesit e AKR-së; PD-së me në krye prof. Dr. Ferid Aganin; grupi i intelektualëve dhe ekspertëve të prirë nga z. Fatmir Smajli, deputeti Visar Korenica si dhe figura të tjera të nderuara.”

Konferenca do të mbahet nesër, më 1 tetor, ditë e martë, në ora 11:00, para hyrjes së Kuvendit të Republikës së Kosovës

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT