Kosova e nis “UEFA Development U15” me fitore ndaj Estonisë

Kosova U15 ka arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të turneut “UEFA Development U15” që po mbahet në Estoni.

Dardanët e rinj të udhëhequr nga përzgjedhësi Ilir Nallbani arritën të mposhtin vendasit, me rezultat 2-1, duke treguar një paraqitje të shkëlqyer dhe duke e nisur me këmbë të mbarë këtë turne.

Goli i parë erdhi në minutën e pestë nga Bleon Potoku. Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nisi mbarë për Kosovën që arriti ta dyfishojë epërsinë me golin e Dion Sylajt, në minutën e 46-të.

Ndërkaq, golin e vetën për estonët e shënoi Ivan Krasnov, në minutën e 63-të.

Kosova në këtë ndeshje u paraqit me këtë përbërje: Lekë Qarri, Bardh Rrapuca, Almir Krasniqi, Aldin Gashi, Kron Avdiu, Eri Berisha, Eris Balaj, Butrint Ademi, Dion Sylaj, Bleon Potoku dhe Aldin Imeri.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?