Shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në fshatin Shirokë të Suharekës, që ka ndodhur të mërkurën më 02.10.2024.

Rastin e ka konfirmuar për KALLXO.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale ka edhe të lënduar. Të lënduarit janë dërguar në emergjencë, gjithsej shtatë persona kanë pësuar lëndime të lehta” – tha ai.

Bytyqi shtoi se rasti po hetohet nga Policia.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT