Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka premtuar një rritje prej 50% në të gjitha skemat pensionale dhe sociale. Gjatë një vizite në Gjilan, Haradinaj u takua me përfaqësuesit e HANDIKOS-it, një organizatë që mbështet personat me nevoja të veçanta.

Haradinaj theksoi se është e papranueshme që kjo kategori e ndjeshme e shoqërisë të përballet me neglizhencë nga institucionet. Ai premtoi përmirësimin e bazës ligjore për personat me nevoja të veçanta dhe rritjen e përfitimeve sociale dhe pensionale për të reflektuar më mirë koston reale të jetesës.

Në fjalën e tij, Haradinaj u zotua se pas 9 shkurtit, do të ndërtohet një Kosovë që kujdeset për të gjithë qytetarët e saj, duke përfshirë edhe ata që kanë nevojë për mbështetje shtetërore.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT