Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Prishtinë, ku një grua dyshohet se është plagosur pasi u qëllua nga djali i saj, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mori vesh ekskluzivisht Sinjali, i dyshuari për rastin është një zyrtar policor, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri nënën e tij.

Sinjali mësoi se polici që qëlloi me armë nënën e tij, është Samir Pacolli, 20-vjeçar.

Ndërkohë, Sinjali ka mësuar detaje të reja rreth këtij incidenti, ku i dyshuari mësohet se e ka plagosur nënën e tij në kokë, teksa ngjarja ka ndodhur brenda shtëpisë së tyre.

Gjendja e të lënduarës vazhdon të jetë e rëndë dhe drejtori në Klinikën Emergjente, Naser Syla tha për Sinjalin se ajo pritet të operohet nga mjekët kujdestar.

“Gjendja e të plagosurës është e rëndë, ende nuk është intervenuar, pritet të intervenohet për t’u operuar nga ekipet kujdestare të kirurgjisë”, tha ai për Sinjalin.

E lidhur me rastin, Inspektorati Policor i Kosovës tashmë ka rekomanduar suspendimin e tij teksa është bërë e ditur se iu është konfiskuar arma zyrtare e cila dyshohet se është përdor në këtë rast.

Sipas një njoftimi, hetuesit e IPK-së në koordinim me prokurorinë dhe IPK-në pritet të ndërmarrin edhe shumë veprime hetimore.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT