Kurti pas përurimit të çerdhes në Suharekë: Çdo investim në arsim është një investim në të ardhmen

Suharekë, 4 Tetor 2024 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sot në përurimin e çerdhes së re “Fluturat” në Suharekë. Gjatë ceremonisë, Kurti theksoi rëndësinë e investimeve në arsim, duke i quajtur ato investime në të ardhmen e fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve të komunës.

“Është nder i veçantë që jam sot me ju për të inauguruar institucionin parashkollor ‘Fluturat’. Ky është një investim i rëndësishëm për të ardhmen e fëmijëve dhe gjithë qytetarëve të Komunës së Suharekës,” tha Kurti. Ai shtoi se ndërtimi i kësaj çerdheje përfaqëson një hap tjetër përpara në përkushtimin për të ofruar arsimim cilësor dhe gjithëpërfshirës.

Kurti theksoi se çdo investim në arsim është një investim në të ardhmen, duke nënvizuar se çdo çerdhe e ndërtuar është një hap drejt një shoqërie të barabartë dhe të drejtë, ku secili fëmijë ka mundësinë të zhvillohet dhe të arrijë potencialin e tij të plotë.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT