Kërkohet Engjellush Ibrahimi dhe dy të tjerë për lidhje me kultivimin e bimëve narkotike

Tre shqiptarë janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës për lidhje me veprat penale të kultivimit të bimëve narkotike dhe shpërndarjen e drogës. Me autorizim nga organet e drejtësisë, Policia ka shpallur në kërkim Engjellush Ibrahimi, 39 vjeç, Erion Etemaj, 34 vjeç, dhe Eldi Mykaj, 27 vjeç, të gjithë shtetas të Shqipërisë.

Sipas njoftimit të Policisë, ata dyshohen për përfshirje në kultivimin e bimëve narkotike, përfshirë hashashin, kokainën dhe kanabisin, si dhe për blerjen, posedimin, shpërndarjen dhe shitjen e paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope.