Sipas një sondazhi të organizuar nga Euro Elects, Bali Muharremaj, kryetari i Komunës së Therandës, është lideri më i preferuar nga qytetarët e Kosovës. Ky sondazh, i cili përfshiu të gjitha qytetet e vendit dhe anketoi gjithsej 7,000 qytetarë, tregoi mbështetje të gjerë për Muharremajn jashtë komunës së tij.

Një nga pyetjet e sondazhit ishte: Cili është kryetari juaj i preferuar përveç kryetarit të komunës suaj? Në këtë pyetje, 73% e të anketuarve u përgjigjën se kryetari i Therandes Bali Muharremaj, ishte zgjedhja e tyre e preferuar. Për më tepër, në një pyetje tjetër që lidhej me zëvendësimin e kryetarit aktual të komunës së tyre, 76% e të anketuarve u shprehën se do të preferonin Muharremajn në vend të kryetarëve aktualë të komunave të tyre.

Këto rezultate reflektojnë popullaritetin e lartë të Muharremajt dhe ndikimin e tij politik në Kosovë, përtej kufijve të komunës që ai drejton./RadioVala

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT