Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku, e cila ishte pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kaluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur në formë zyrtare kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një njoftimi në facebook.

Abdixhiku ka shkruar se kalimi i Millakut nga VV në LDK është tregues i qartë se vizioni dhe programi i LDK-së është i duhuri.

“Ky vendim i saj për të qenë pjesë e radhëve tona është jo vetëm një dëshmi e përkushtimit të saj politik, por gjithashtu një tregues i qartë se vizioni dhe programin i LDK-së për Republikën, është i duhuri sot”, ka shkruar Abdixhiku.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT