Më 12 tetor 2024, duke filluar nga ora 20:00, Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, do të organizojë një takim të veçantë me studentët, afaristët dhe bashkëqytetarët e Suharekës që jetojnë në Fellbach, Gjermani. Ky takim do të mbahet në restorantin “Iliri”, në adresën Kirchhostraße 1, 70734 Fellbach.

Takimi synon të forcojë lidhjet mes qytetarëve të Suharekës që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, duke diskutuar mbi çështje të rëndësishme të komunitetit dhe zhvillimin e qytetit të Suharekës. Kryetari Muharremaj pret të bashkëbisedojë me studentët dhe afaristët, duke dëgjuar mendimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e lidhjeve të mëtejshme ndërmjet diasporës dhe komunës.

Bashkëqytetarët janë të ftuar të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në një diskutim të hapur e miqësor me kryetarin.


Detajet e takimit:

  • Data: 12 tetor 2024
  • Ora: 20:00
  • Vendi: Restaurant „Iliri“, Kirchhostraße 1, 70734 Fellbach, Gjermani

Me respekt,
Bali Muharremaj
Kryetar i Komunës së Suharekës

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT