Kandidati për kryeministër dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka nisur fushatën e tij për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke e quajtur këtë angazhim “Turneu i Ndryshimit.” Me këtë fushatë, Abdixhiku synon të nxisë qytetarët të marrin pjesë aktive në përcaktimin e së ardhmes së vendit.

Turneu do të nisë më 7 nëntor në Prishtinë dhe do të shtrihet në qytete të ndryshme të Kosovës. Një nga ndalesat kyçe të këtij rrugëtimi do të jetë vizita e tij në Suharekë më 27 nëntor, ku Abdixhiku do të takojë qytetarët për të diskutuar vizionin e tij për një Kosovë më të mirë dhe më të bashkuar.

Abdixhiku i bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë në këto tubime për të shprehur mbështetjen dhe angazhimin e tyre për ndryshim. “Bëhu ndryshimi!” është mesazhi që ai ndan me qytetarët, duke e paraqitur këtë turne si një mundësi për të ndërtuar shpresë dhe për të ndikuar në të ardhmen e Kosovës.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT