Dëshmitari Ukë Thaçi në gjykimin e Gavrillo Millosavleviqit për krime lufte tha se të akuzuarin e njeh si ish-gardian të burgut të Dubravës. U shpreh se nofka e tij ishte “Garo” dhe se pas luftës u punësua edhe në burgun e Pozharevcit, ku po mbahej ai dhe shumë shqiptarë të tjerë

Në gjykimin e Gavrillo Millosavleviqit për keqtrajtim dhe pjesëmarrje në masakrën e Dubravës, dëshmitari Ukë Thaçi tha të hënën, se i akuzuari ishte gardian në burgun e Dubravës.

Dëshmitari u shpreh se Millosalveviq bashkë me gardianë të tjerë ishte aty kur po bëhej rreshtimi i rreth 80 të burgosurve shqiptarë të transferuar nga Prizreni, për t’i keqtrajtuar në Dubravë.

Tha se e dëgjoi mbikëqyrësin e burgut Branko Komatina, duke e thirrur të akuzuarin në njërën prej nofkave të tij.

“Mbikëqyrësi vazhdonte thirrjen në disa emra. Këtë e thirrte: Garo, hajde mo”, ka deklaruar Thaçi.

“Kur po thoni këtë, për kë e keni fjalën?”, pyeti Vesel Ismaili, kryetari i trupit gjykues.

“Për personin që ishte këtu”, u përgjigj dëshmitari.

Dëshmitari tha se më vonë kuptoi se personi të cilit mbikëqyrësi i burgut iu drejtua me nofkë, ishte i akuzuari Gavrillo Millosavleviq.

“Kur na kanë çuar në burgun e Nishit, thoshim a bënin gara apo kishin dikush emrin ‘Garo’. Një i burgosur që kish qenë aty më shumë kohë, Xhevat Daciq tha jo Garon e kam pasur shok se ka punuar pesë vjet këtu dhe ai e deshifrojke që e kishte emrin kështu”, ka shtuar Thaçi.

Ai po ashtu tha se të akuzuarin e ka parë sa ishte i burgosur në Pozharevc të Serbisë, në pavijonin që për gardianë kishte të gjithë ata që punuan në burgun e Dubravës.

Dëshmitari Ukë Thaçi tregoi se në librin e tij “Masakra në burgun e Dubravës – Skenaret e masakrës” ka një listë prej 117 viktimash të masakrës dhe se aty është edhe një listë zyrtare e autoriteteve të Serbisë me emrat e gardianëve që punuan në këtë burg para luftës, e ku figuron edhe emri i të pandehurit.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT