Një vit pas panikut se në marketet e Kosovës nuk do të ketë vaj ushqimor dhe dyndjes së qytetarëve për të blerë në sasi të mëdha, Autoriteti i Konkurrencës i Kosovës ka identifikuar së paku pesë kompani tregtare, për të cilat dyshojnë se kanë abuzuar, përveç tjerash, edhe me rritje të çmimit. Këto kompani, para Autoritetit të Konkurrencës, tani duhet të dëshmojnë se nuk e kanë bërë një gjë të tillë. RTK ka siguruar dokumentin që dëshmon vendimin e këtij institucioni.

Në mars të vitit 2022, Autoriteti i Konkurrencës ngriti dyshime për rritje të organizuar të çmimit të vajit ushqimor, nga ana e kompanive tregtare.

Por tani, një vit më vonë, rezulton se e gjitha ishte një skemë mashtrimi. RTK ka siguruar një dokument të Autoritetit të Konkurrencës, i cili pas hetimeve për më shumë se një vit, ka identifikuar pesë kompani tregtare, të cilave u janë kërkuar dëshmi se nuk janë të përfshira në këtë skemë paniku.

Identifikimi i këtyre kompanive nga Autoriteti i konkurrencës është bërë mbi bazën e një raporti i hartuar nga grupet hetimore. Prandaj, në fillim të gushtit 2023 , ky institucion ka vendosur për fillimin e procedurës së thellë hetimore ndaj 5 kompanive që kanë ndikim të madh në tregun ushqimor.

Krejt kjo, sipas dokumentit, bazuar në dyshimin për Marrëveshje të ndaluara ( KARTELE) apo praktikë të bashkërenduar si dhe keqpërdorim të pozitës Dominuese të përbashkët nga ndërmarrjet ose grupim i ndërmarrjeve për produktin Vaj Ushqimor Luledielli.

Kompanitë të cilat po hetohen nga Autoriteti i Konkurrencës janë ETC SH.P.K, Viva Fresh SHPK, Proex SHPK, Super Viva, Emona Center.

Këtë dokument dhe hetimet i ka konfirmuar për RTK-në ud. Drejtori i Autoritetit të Konkurrencës, Selajdin Beqa.

“Dëshiroj të ftoj ndërmarrjet që janë nën hetim dhe ndërmarrjet e tjera që janë në këtë treg në nivelin horizontal që të kontaktojnë Autoritetin e konkurrencës lidhur me shfrytëzimin në përputhje me ligjin lidhur me nenit 62 që të aplikojnë për lirim nga gjoba dhe zvogëlim të gjobës. Në fakt kjo është një program i lehtësirave mbi bazën e ligjit në mund ta marrin nga ndonjë paraqitës i iniciativës për të ofruar dëshmi dhe prova mbi shkeljen e ligjit të konkurrencës”, tha Beqa .

RTK ka kontaktuar me pronarët dhe përfaqësuesit e kompanive të apostrofuara në këtë dokument.

Disa prej tyre e kanë konfirmuar se e kanë respektuar afatin prej 30 ditësh të dhënë nga Autoriteti i Konkurrencës për të dëshmuar se nuk kanë qenë të përfshirë në këtë skemë paniku, kurse disa të tjerë deklaruan se këtë do ta bëjnë gjatë javës që vjen.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?

TE FUNDIT