Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka dhënë detaje mbi projektin për ndërtimin e një spitali të ri në Prishtinë.
Përmes një video të publikuar, Abdixhiku tha se në krye me të në qeveri do të bëjnë “një spital të ri, në një lokacion të ri, në një hapësirë të re, plot 150 mijë metra katrorë të reja. Ku 38 klinikat e tanishme, do të vendosen me aparatura të reja, në ambiente të reja”, shprehet Abdixhiku.
Abdixhiku tha se “kot meremeton diçka të vjetruar, e të ndërtuar para 60 viteve më parë”.
“Si gjeneratë e re, si gjeneratë që duhet ta bëjmë shekullin e tanishëm me dekadat e ardhshme, ne duhet të ndërtojmë një spital modern të kohës, me nevoja për qytetarët e vitit 2025 e tutje, jo të vitit 1964”, shprehet ai.
Abdixhiku parasheh 500 milionë euro investime në spitalin e ri.