Hajni thyen Xhaminë e Kasumit në Rahovec, vjedh të gjitha paratë nga arka e bamirësisë

Xhamitë në qytete të ndryshme të Kosovës shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët ua vënë syrin gjërave me vlerë. Cak i hajnave janë më së shumti arkat e ndihmave e kasafortat e mbushura me para, por në raste tjera edhe gjësende tjera materiale, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur në Rahovec, ku persona ende të paidentifikuar kanë thyer Xhaminë e Kasumit.

Sinjali mëson se imami i xhamisë e ka njoftuar Policinë lidhur me rastin, ku ndër të tjera ka bërë me dije se një person është futur me forcë brenda, duke përdorur mjete të forta.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari e ka thyer kasafortën dhe ka arritur t’i marrë të gjitha paratë e mbledhura dhe më pas ka ikur.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të identifikohet dhe të kapet i dyshuari.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?