Zhduket për të disatën herë një 16-vjeçare, babai kërkon ndihmën e Policisë për ta gjetur

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një person në Ferizaj, i cili ka raportuar se vajza e tij 16-vjeçare ka dalë nga shtëpia qe rreth 1 javë dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.

Sinjali mëson se i njëjti ka deklaruar para Policisë se e mitura është larguar nga shtëpia disa herë edhe në të kaluarën.

Përballë kësaj situate, familja vendosi që ta njoftojë Policinë.

Denoncimi i tij ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?