Është lansuar sistemi i hallkave për mbikëqyrje elektronike i cili po konsiderohet si mjet për parandalimin e dhunës në familje Kosovë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se me gjurmuesit në dorën apo këmbën e dhunuesit do të reduktohet jashtëzakonishtë shume dhuna ne familje.
Edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se ky projekt është i rëndësishëm për mbrojtjen e jetës se grave dhe vajzave në Kosovë.
Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se këto pajisje do të shfrytëzohen edhe për raste tjera të veprave penale por sipas tij fokusi është tek parandalimi i dhunës ne familje.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se kanë përgatitur ekipe për zbatimin e këtij sistemi.