‘Guxo’ në Ferizaj tërhiqen nga gara, shkak “ndjekja e interesave personale nga Gërvalla e Peci”

Dega e partisë “Guxo” në Ferizaj ka njoftuar për tërheqjen e krejtësishme nga gara zgjedhore e 9 shkurtit.

Përmes një njoftimi të lëshuar në Facebook, bëhet e ditur edhe arsyeja e kësaj, ku hidhen akuza ndaj dy bashkëkryetarëve, Donika Gërvalla dhe Faton Peci, përkatësisht sepse këta dy të fundit, sipas tyre, kanë ndjekur “interesa puro personale dhe kanë anashkaluar interesat e partisë”.

Postimin e “Guxo”-s në Ferizaj e ka miratuar edhe deputeti Burim Meta, i cili e ka shpërndarë postimin dhe ka shkruar se kjo është një “deklaratë e rëndësishme”.

Njoftimi i plotë:

Informatë për publikun!

DEKLARATË:

– Në mbledhjen e mbajtur më 09.12.2024 të Kryesisë së Partisë GUXO – Dega Ferizaj, u diskutua cështja e zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit 2025 dhe përfaqësimi ynë në garë me kandidatë të mundshëm për deputetë, duke pasur parasyshë që jemi ndër degët më të organizuara të Partisë GUXO në nivel nacional, e cila degë në nivel qëndror përfaqësohet me 2 deputetë dhe me dy asambleiste në Kuvendin Komunal – Ferizaj, duke shpërfaqur potencial votash të cilën nuk e ka pasur asnjë degë e Partisë GUXO në nivel shteti.

– Pas diskutimeve të shumta në frymën e demokracisë së mirëfilltë dhe respektimit të mendimeve të ndryshme, me shumicë votash në kryesi, u mor vendim që Dega e Partisë GUXO – Ferizaj, të tërhiqet plotësisht dhe të pushojë aktivitetin e saj politik me të gjitha strukturat e saja në zgjedhjet nacionale të vitit 2025, duke qenë të vendosur që të qëndrojmë brenda kauzës së saj politike dhe identitetit politik.

– Shkaqet që çuan deri te ky vendim janë:

1. Ndjekja e interesave puro personale të dy Bashkëkryetarëve, znj. Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci dhe anashkalimi i interesave të partisë, gjë e cila e ka dëmtuar dhe po e dëmton ekzistencën, qëndrueshmërinë dhe përfaqësimin e interesave të përbashkëta të anëtarësisë, duke cenuar dhe vazhdueshmërinë e saj.

2. Mosrespektimi i propozimit të Këshillit të Përgjithshëm që të mbajmë e të ruajmë identitetin tonë politikë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025.

3. Shkelja dhe përbaltosja e maksimës dhe motos tonë që: “E Ardhmja u Takon Atyre që Guxojnë”!

4. Shkeljet hierarkike partiake.

5. Mbyllja totale dhe mungesa e komunikimit me strukturat partiake.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?