Ka shkuar në 4 numri i viktimave si pasojë e shpërthimit të fuqishëm që ndodhi një ditë më parë në një rafineri nafte në Firenze të Italisë, raporton A2CNN.
Ekipet e kërkim shpëtimit kanë gjetur në orët e para të mëngjesit trupat e pajetë të dy punëtorëve, ndërkohë që të plagosurit janë mbi 20.
Vatra e zjarrit vazhdon të jetë aktive pasi zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të rrezikshmërisë në zonë.
Banorët e zonave përreth janë evakuuar përkohësisht nga shtëpitë, pas urdhrit të autoriteteve, ndërkohë që reja e tymit shihet disa kilometra larg.