Jasir Asani ka kaluar një sezon fantastik me Gëangju, sidomos në Champions League e Azisë. Shumë gola të shënuara nga shqiptari që mban vendin e parë në renditjen e golashënuesve, ndërsa nga krahu tjetër mbetet i paprekshëm edhe te Kombëtarja Shqiptare.
Së fundmi në mediat koreane raportohet se Asani do të largohet nga Gëangju në merkaton e dimrit. Madje janë zbuluar edhe emrat e tre ekipeve të cilat kërkojnë kartonin e sulmuesit të Shqipërisë. Dy prej tyre janë nga Japonia, Vissel Koba dhe Yokohama, ndërsa tjetra është po nga Korea e Jugut, Joenbuk.