Suhareka po bëhet gati për festat e fundvitit
Atmosfera festive ka nisur të ndihet në Suharekë, ku qyteti po përgatitet për festat e fundvitit. Kryetari i komunës, Bali Muharremaj, ka ndarë një moment të veçantë me qytetarët, duke ndezur dritat festive pranë bredhit të dekoruar në sheshin e qytetit.
Në një video të postuar nga kryetari Muharremaj, ai shihet i rrethuar nga fëmijët e vegjël, të cilët, me buzëqeshje e gëzim, i japin një ngjyrë të veçantë fillimit të festave. “Suhareka po bëhet gati për festat e fundvitit. ❤️🥰👏🥳,” ka shkruar ai, duke përcjellë atmosferën e ngrohtë që po mbizotëron në qytet.
Sheshi i Suharekës tashmë është shndërruar në një qendër festive, ku qytetarët mund të gëzojnë bukuritë e dritave dhe dekorimeve, duke u bashkuar në frymën e festave të fundvitit.
Suhareka Express do të vazhdojë të ndjekë dhe të raportojë për ngjarjet festive që do të pasojnë në ditët në vijim.