Kastriot Cenko, 39-vjeçari që vrau bashkëshorten e tij në Greqi ka dalë sot para gjykatës për t’u njohur me masën e arrestit.
Para Policisë ai ka dhënë versionin e tij për vrasjen mizore të gruas 32-vjeçare si dhe fshehjen e trupit të saj për ditë të tëra në banesën e tyre, në Ampelokipi.
“Do të doja të kthehesha pas në kohë”, tha ai teksa pranonte fajësinë. 39-vjeçari ndonëse tha se i vinte keq për veprimin e tij, në fakt është përpjekur të fajësojë nënën e fëmijëve të tij, duke thënë se ajo po e tradhtonte dhe se pak para se ta vriste, Alba Cenko ka pranuar në një bisedë se kishte një lidhje jashtëmartesore me shokun e tij të fëmijërisë.
Sipas Kastriot Cenkos, bashkëshortja e ndjerë i ka thënë gjithashtu se fëmija i tyre më i madh nuk ishte i tij.