Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka nderuar sot në Banjë, me një homazh, Kosovë dhe Albert Zeqirajn, bij të një familje me kontribute të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.
Ata u vranë padrejtësisht në Kosovën e lirë, për të cilën kishin sakrifikuar gjithçka. Manaj theksoi se kjo tragjedi e rëndë kishte tronditur mbarë Kosovën dhe kujtoi se lufta për drejtësi dhe demokraci është një angazhim i përhershëm.
Ai e përmbylli homazhin me fjalët: “Lavdi jetës dhe veprës së tyre!”
Postimi i plotë:
Sot në Banjë, për të nderuar Kosovë dhe Albert Zeqiraj, bij të një familje me kontribute të mëdha për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, që u vranë padrejtësisht në Kosovën e lirë, për të cilën ata dhe familja e tyre kishin sakrifikuar gjithçka. Kjo tragjedi e rëndë që kishte tronditur mbarë Kosovën, na kujton se lufta për drejtësi dhe demokraci është e përhershme dhe se kujtimi ynë për ta mbetet i përjetshëm! Lavdi jetës dhe veprës së tyre!