Ismet Munishi flet për ecurinë e këtij edicioni, flet edhe për të ardhmen

Kryetrajneri i Ballkanit Ismet Munishi ka folur për ecurinë e edicionit që po e lëmë pas, po ashtu ka falenderuar të gjithë bashkëpuntoret e tij. Munishi ka falenderuar edhe tifozët “XHEBRAILAT” si dhe ka lënë të kuptohet që edicioni që po vjen do të jetë edhe më i nxehtë për Ballkanin.

Ky është postimi i tij i plotë:

“Sot është ndeshja e fundit e sezonit fantastik që pata me Fc Ballkanin .
E falemderoj Presidentin Arsim Kabashi per besimin dhe bashkpunimin fantastik qe patem gjatë ketij viti .
Kryetarin e Komunes se Suharekes Bali Muharremaj njeri fantastik dhe mik i imi .
Bashkpuntoret Agim Maliqin Ardian Bashen dhe Fuat Shabanin ( Furra ) .
Doktoret Kastriotin dhe Krenarin për punën e tyre të pa lodhshme gjatë këti viti .
Ekonomin Meritonin
Drejtoret e klubit të gjithë .
Xhebrailat i falemderoj me Liderin e tyre Korab Elshani
Qytetaret e Suharekes për rrespektin dhe mbeshtetjen maksimale .
Gruan time Flutra Hoxha Munishi për përkrahje të pa imagjinueshme
Dhe natyrishtë futbollistët e mi me Kapitenin Visar Berishën ne krye , te cilet e dhanë 200 % qe ne të jemi skudra me fantastike e kampionatit , ju dua shumë .
Ni mesazh për ekipet e super liges ( Nese ëndërroni se na keni mundur , zgjohuni nga gjumi dhe kërkoni falje ) , lufta vazhdon .
Fc Ballkani 🧡🖤” .