Selman Kolgeci: LDK-ja drejt rikthimit të madh në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kandidati për deputet i LDK-së nga Suhareka, Selman Kolgeci, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garon me numrin 91, ka marrë pjesë në një marshim madhështor në Gjakovë, së bashku me kryetarin e partisë dhe kandidatin për kryeministër, Lumir Abdixhikun. Në një postim të tij në rrjetet sociale, Kolgeci theksoi atmosferën e fuqishme që po krijon LDK-ja në prag të zgjedhjeve, duke e cilësuar këtë marsh si një dëshmi të qartë të mbështetjes së fuqishme që kjo parti po gëzon në mbarë Kosovën.

“Gjakova, e udhëhequr nga Kryetari Shefqet Shehu, dha një mesazh të qartë: LDK-ja me programin ‘Rruga e Re’ është alternativa e vetme për Kosovën,” shkroi Kolgeci. Ai nënvizoi se ky marshim ishte pjesë e një fushate më të gjerë të LDK-së, e cila po zhvillohet me intensitet të lartë në të gjitha qytetet e vendit.

Kolgeci ftoi qytetarët që të bashkohen rreth vizionit të ri të LDK-së, duke e parë datën 9 shkurt si një moment historik për të kurorëzuar rikthimin e partisë si forca e parë në nivel nacional.

Marshimi i zhvilluar në Gjakovë, një qytet me rëndësi historike dhe kulturore, është parë si një tregues i fuqisë së LDK-së në këtë komunë dhe më gjerë. Programi “Rruga e Re” i Lumir Abdixhikut po promovohet si një alternativë transformuese për vendin, ndërsa fushata vazhdon të intensifikohet në ditët që pasojnë.

Selman Kolgeci, me numrin 91 në listën e kandidatëve, mbetet një nga figurat premtuese të LDK-së në Suharekë dhe përtej saj.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?