Lëkundje sizmike janë regjistruar pas mesnatës së kaluar në Kosovë, ku sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane-Mesdhetare, tërmeti ka qenë me magnitudë 4 e shkallës Rihter, teksa ka patur një thellësi fokale prej 10 km.
Epiqendra e tërmetit ka qenë 16 km në jug-perëndim të Prizrenit, dhe është regjistruar rreth orës 01:46.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytete të tjera, teksa deri më tani nuk raportohet për pasoja në njerez apo ndërtesa.