Partitë politike dorëzojnë listat, por kush mbeti jashtë nga tri partitë e mëdha

Edhe pse afati parashihej të përfundonte dje në ora 16:00, u shty për deri në ora 00:00.

E në Komisionin Qendror Zgjedhor tashmë janë dorëzuar listat e të gjitha partive politike në vend, ku në mesin e emrave të shumtë për deputetë ka surpriza e emra të vjetëruar tashmë në politikë.

Nga partitë politike thuajse kanë tentuar të ndryshojnë paksa përbërjen, por në përgjithësi emrat kyç vazhdojnë të jenë të njëjtë.

Surpriza e këtyre listave ndoshta mund të jetë mungesa e tre emrave shumë të përfolur, e emra të vjetër në kuadër të partive.

Lëvizja Vetëvendosje si për çudi vendosi që të lë jashtë dy emra: Besnik Bislmi dhe Liburn Aliu.

Bislimi duket se me marrëveshje pasi ai edhe shpërndau listën e përbërë me emra të tjerë, ndërsa Aliu duket se me qëllim që të bëhet e qartë prishja me Kurtin.

LDK-ja la jashtë një prej emrave më të zëshëm ndër vite, por që i njëjti edhe ishte përmendur për disa gabime të mëdha në politikë e udhëheqje. Agim Veliu u la jashtë listës, anipse ai pak javë më parë tha se s’ka forcë që e largon nga LDK-ja. Sic duket ka “forcë” e këtë mundësi e ka kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

E në PDK si rrallë herë këtë vit mungon Adem Grabovci. Një prej figurave më të lakuara ndër vite në këtë parti.

Adem Grabovci sic raportohet u la jashtë listës për shkak të disa çështjeve familjare.

Por tani në këtë listë është nipi i tij, Valon Grabovci.

Partitë politike kanë kohë për të nisur fushatën, edhe pse jo zyrtarisht veçse e kanë nisur.

Zgjedhjet e 9 shkurtit do të jenë mjaftë interesante dhe të rëndësishme për vendin. Deri atëherë mbetet të shihet se kujt do t’i besojnë qytetarët e Kosovës votën e tyre.

Zgjidhni kandidatëttuaj të preferuar për deputet nga Suhareka! 🗳️

Kandidati juaj i preferuar per Kryeminister?