Në 6 vjetorin të formimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe në nderim të sakrificave të shumë brezave që na sollën deri këtu, kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka ndarë një mesazh emocionues dhe plot vlerësim për ushtarët tanë.
Në këtë mesazh, ai thekson me krenari rolin e ushtarëve të FSK-së, duke e lidhur atë me historinë e dhembjes dhe sakrificave që ka kaluar populli i Kosovës. Muharremaj kujton rrugën drejt lirisë, nga demonstratat, burgosjet dhe lufta heroike e UÇK-së, deri te dita kur vajzat dhe djemtë tanë shërbejnë si ambasadorë të paqes dhe sigurisë, në bashkëpunim me NATO-n dhe partnerët ndërkombëtarë.
Me fjalë zemre, ai bën thirrje që çdo ushtar të shërbejë me krenari, përgjegjësi dhe përkushtim, duke mos harruar kurrë sakrificat që e bënë të mundur këtë moment historik për vendin tonë.
Mesazhi i Plote:
Të nderuar ushtarak,
Ju drejtohem të gjithëve pa dallim, për një mesazh që buron nga ❤️.
Sidmos për ushtarët e ri.
Ne sot jemi krenar me ju kudo.
Për suksesin dhe vigjilencen tuaj.
Për ekzistencën tuaj, ka një histori e cila nuk duhet të harrohet kurrë.
Deri te kjo arritje, shumë u burgosën e vranë në demonstrata.
Maleve, në fshatra e qytete, u përballën luftëtarë të UÇK-së, deri në flijim, që vajzat e djemtë nesër e gjithmonë ti shërbejnë paqes në vend dhe kudo në botë në aleancë me NATO-n.
Mos e harroni, se familjet e Kosovës, u flijuan prej foshnjes e deri tek i moshuari, që të tjerët t’ju shohin në marshim të lirisë dhe krenar për ditët që do t’i jetojnë.
Ky vend është i shenjtë.
Prandaj shërbeni me krenari, përgjegjësi dhe përkushtim. 🫡
Me respekt
Bali Muharremaj.